Departamenti i Matematikës, i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, nga Universiteti i Tiranës, organizoi një panair ndërkombëtar dedikuar informimit, ndërveprimit dhe frymëzimit për brezat e rinj, ku në mesin e partnerëve mori pjesë edhe Fondacioni VILDANA duke treguar shembull të bashkëpunimit të suksesshëm mes akademisë dhe tregut të punës, ku të rinjtë patën rastin të informohen më shumë mbi mundësitë që fondacioni ofron.
Pjesëmarrës në këtë panair ishin studentë dhe maturantë të apasionuar dhe të interesuar për karrierën e tyre të ardhshme, si dhe stafin akademik dhe profesionistë të industrisë. Në këtë panair promovues u prezantua një pasqyrë e programeve premtuese të studimit, mundësive të karrierës dhe aplikimeve të matematikës në fusha të ndryshme.
VILDANA-Foundation vazhdon të jetë e hapur për bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, në mbështetje të talenteve. Ata kanë mbështetur me bursa akademike studentë nga UT nëpërmjet bashkëpunimit me profesoreshën universitare të matematikës, prof. dr. Elisabeta Koçi./EPIQENDRA.COM



