Ngjitja në akujt e majave më të rrezikshme, atje ku ajri mungon e ku terreni të sfidon, ku frika mbizotëron e adrenalina rritet, ku jeta vihet në provë e vetëm alpinistët legjendarë mbijetojnë, është vetëm një sukses i shënuar nga Uta Ibrahimi, alpinistja shqiptare e cila ngjiti 14 majat më të larta në botë, që të gjitha mbi 8 mijë metra të larta, e para në Ballkan dhe e 14-ta në botë.
Projekti i saj, “Utalaya 14×8000”, nisi në maj të vitit 2017 me ngjitjen e Everestit dhe zgjati tetë vite. Ajo tani na sjelli projektin e përfunduar me sukses, një nder të madh sportit dhe kulturës shqiptare, duke frymëzuar gjeneratat e reja për eksplorime të reja. Maja e Kangchenjungës (8 586 m) ishte maja e fundit e ngjitjes për Utën në këtë projekt.
“Unë nuk u ngjita vetëm për të parë botën nga lart. U ngjita që ta bëj botën të shohë prej nga vij”, ishin fjalët e legjendës Uta Ibrahimi./EPIQENDRA.COM







