EPIQENDRA është një media elitare online kushtuar kulturës, edukimit dhe shoqërisë. Në EPIQENDRA mund të lexoni tema të ndryshme, opinione, intervista, artikuj, hulumtime, storje e lajme të fundit, lidhur me shumë çështje të ekskomunikuara, të censuruara apo të panjohura për publikun, ku e vërteta dhe edukimi do të jenë në epiqendër të opinionit publik.

EPIQENDRA me politikat e saj editoriale, me standarde rigoroze etike dhe profesionale, synon t’i ofrojë publikut narracionin e së vërtetës, ku edukimi është alfa dhe omega, duke ruajtur integritetin e secilit subjekt, jashtë logjikës histerike të turmave që ndjekë sensacionin dhe viralitetin.

Një media që sfidon “mainstream-in” kulturor të logjikës klienteliste. Një media që synon edukim dhe kulturë, ku humanizmi është thelbi i çdo publikimi në trajtimin e fenomeneve dhe dukurive shoqërore, lidhur me kulturën, shëndetin, religjionin, historinë, shkencën dhe teknologjinë.

Qytetari me EPIQENDRA do të ketë mundësi të informohet bazuar në të dhëna dhe referenca të besueshme e të verifikueshme, përtej propagandave dhe ideologjive që gllabërojnë spontanitetin, mendimin kritik dhe kreativitetin e lexuesit.

Me EPIQENDRA ju jeni më afër asaj që është kulturore dhe njerëzore! Një media që ndërgjegjëson publikun se njeriu është produkt i kulturës, jo i racës.

Të gjithë ata dashamirë që duan të kontribuojnë si sponzorë dhe bashkëpunëtorë në EPIQENDRA janë të mirëseardhur.

© 2025

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga media online për kulturë, edukim dhe shoqëri – EPIQENDRA.

Redaksia:

infoepiqendra@gmail.com

Tel: +383 44 703 156