Rrëfimi “Makthi” i autorit Jeton Musliu botohet nga Biber

Epiqendra
By
1 Min Read
1 Min Read

Rrëfimi i parë “Makthi”, i autorit Jeton Musliu, tashmë është pjesë e librit të botuar nga Biber, në konkursin ku u dërguan rreth 500 tregime me autorë nga Ballkani dhe më gjerë.

“Ky rrëfim është përzgjedhur të botohet së bashku me 25 tregime të tjera dhe është përkthyer në disa gjuhë. Tregimi flet për ëndrrën e gjumit dhe ‘ëndrrën’ në realitet të një gruaje, në një shoqëri maskiliste e patriarkale, që nën ‘petkun’ e traditës, tenton të ruajë ‘privilegjin’ e shtypjës së vajzave e grave. Për ata që nuk përtojnë të lexojnë pak më gjatë, mund ta lexojne në Biber, është shprehur autori Musliu./EPIQENDRA.COM

Share This Article