Ai pretendon ta kolonizojë Planetin Mars dhe të krijojë një qytet të vetëqëndrueshëm për një milion njerëz me kompaninë e tij SpaceX deri në vitin 2050, por i duhet një antidepresant si Ketamina, lloj droge, që ta pëmirësojë “gjendjen negative të mendjes”.
Musk, pronar i shumë kompanive gjigante dhe një nga kapitalistët më të suksesshëm në botë. Nëse pasuria të bën të lumtur, nuk besohet se njerëzit më të pasur në botë janë edhe më të lumturit. Pra, po flasim për lumturi natyrale, jo artificiale nga farmaceutika. Sepse është konfirmuar që disa multimiliarderë përdorin ketaminë, një lloj antidepresanti, që u ndihmon atyre të dalin nga “gjendja negative e mendjes”. Besohet që edhe shumica e liderëve politikë në botë përdorin antidepresantë.
Komenti i drejtorit ekzekutiv miliarder të Teslës u bë në një intervistë me gazetarin Don Lemon, gjatë së cilës Musk diskutoi përdorimin e tij të ilaçit ketaminë. Musk, i cili është i njohur për sjelljen e tij shpesh të çrregullt, është përballur me shqyrtim pas raporteve të fundit në lidhje me përdorimin e tij të dyshuar të drogës dhe ndikimin e mundshëm në kompanitë e tij.
Musk në një intervistë me gazetarin Don Lemon pranoi se përdorë ketaminë. Sipas CNN, ai është i njohur për sjelljen e tij shpesh të çrregullt dhe është përballur me kritika pas raporteve të fundit në lidhje me përdorimin e tij të dyshuar të drogës dhe ndikimin e mundshëm në kompanitë e tij.
“Ka raste kur kam një lloj… gjendjeje kimike negative në trurin tim, si depresioni mendoj, ose depresioni që nuk është i lidhur me ndonjë lajm negativ, dhe ketamina është e dobishme për ta nxjerrë dikë nga gjendja negative mendore”, i tha Musk Lemon./EPIQENDRA.NET