Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Gjeneral Major Michael E. Wegscheider dhe Gjeneral Major Stephen Osborn, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës në faqen e saj zyrtare.
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Gjeneral Major Michael E. Wegscheider, Komandant i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane dhe Gjeneral Major Stephen Osborn, Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës.
Gjatë takimit të përbashkët, Komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje gjeneralëve amerikanë dhe i njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta. Pastaj gjatë takimit u bisedua për pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin e përbashkët shumëkombësh “Defender Europe 25”, ku FSK merr pjesë në Kosovë si nikoqire, si dhe me kontingjentet e saj në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci.
Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe mbështetja e ushtrisë amerikane në validimin e Ekipit 2 të ROL 1, si dhe për trajnimin e përbashkët në JRTC me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Në fund të takimit gjeneralët u zotuan në vazhdimin e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët./EPIQENDRA.COM

