FSK po përgatitë snajperistë profesionistë

Epiqendra
By
1 Min Read
1 Min Read

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) është realizuar me sukses Kursi Bazë për Snajper – gjenerata 01/2025.

Ky kurs kishte për qëllim të përgatitë snajperistë profesionistë në përdorimin e armëve precize dhe zhvillimin e aftësive në qitje të largët, vëzhgim taktik, identifikim objektivash dhe mbledhje informacionesh në zona me rrezikshmëri të lartë. Njëkohësisht, kursi ka përfshirë edhe trajnimin e ndihmës qitësit dhe zhvillimin e aftësive të bashkëpunimit dhe komunikimit brenda ekipit të snajperistëve në zbatim të misioneve në operacione rurale dhe urbane. Përfundimi me sukses i këtij kursi, kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së, forcimin e njësive të specializuara, dhe rritë numrin e snajperistëve profesionistë, të cilët janë të gatshëm për të përmbushur me profesionalizëm detyrat dhe misionet në operacione komplekse dhe sfiduese, thuhet në njoftimin zyrtar të FSK-së./EPIQENDRA.COM

Share This Article