“Magna Cum Laude” është titulli me të cilin u nderua Esma Fera. Një talente e rrallë shqiptare në fushën akademike të biologjisë molekulare. Esma është vetëm 23 vjeçare, por asaj nuk i duhet të ndjekë studimet master, pasi me njohuritë dhe aftësitë e arritura ka tejkaluar nivelin e gjeneratës së saj, duke u pranuar kështu të vazhdojë drejt doktoraturës në University of New Haven, ShBA, drejtpërdrejt nga studimet themelore.
“Jini mirënjohës. Jini të paepur dhe rezistentë. Në fund të fundit, trashëgimia jonë nuk do të shkruhet vetëm në titujt që fitojmë ose karrierat që ndërtojmë, por në jetët që prekim, në njerëzit që ngremë lart dhe, më e rëndësishmja, në veprimet e mira që lëmë pas. Urime, Klasa e 2025. Bota po pret. Le të tregojmë se kush jemi”, është shprehur Esma Fera me rastin e ceremonisë së diplomimit.
Esma do të vazhdojë me doktoratë në Wisconsin në Universitetin e Madisonit në Biologji Molekulare dhe Biologji Qelizore për shërimin e kancerit të vezoreve në mitër – ovarian. Vlen të theksohet se Esma ka arritur gjithashtu të zbulojë Gjenin KFL4 dhe ajo njihet për shumë arritje dhe participime në shumë konferenca shkencore. Ajo ka qenë edhe përfaqësuese në OBSh (Organizatën Botërore të Shëndetësisë) në kuadër të universiteteve. Aktualisht punon në Laboratorin e Spitalit në Yale, Departamenti i Leokemisë./EPIQENDRA.COM

