Bursistët e VILDANA-Foundation takohen me kardiologen e njohur prof. dr. Ibadete Bytyçi

Epiqendra
By
3 Min Read
3 Min Read

Disa nga bursistët e Fondacionit VILDANA, në kuadër të takimeve me personalitete të shquara – projektit “VILDANA Impact Creators”, u takuan me një nga kardiologet më të mira shqiptare, shkencëtaren e dëshmuar në fushën e kardiologjisë, profesoreshën e shquar në Universitetin e Prishtinës dhe hulumtuesen shkencore me rezultate të jashtëzakonshme në institucione ndërkombëtare, prof. dr. Ibadete Bytyçi.

Profesoresha Ibadete Bytyçi uroi për punën dhe projektin premtues të Fondacionit VILDANA, duke inkurajuar që të vazhdohet investimi më i qëlluar në fushën e edukimit, mbështetja e talenteve shqiptare me bursa.

Ajo ndau disa nga përvojat e saj profesionale, disa nga sfidat studentore gjatë studimeve të saj, dhe si një mentore e mrekullueshme këshilloi studentët me këshilla të arta pedagogjike e akademike, shumica prej të cilëve ishin studentë të mjekësisë, që ata të zhvillojnë logjikën dhe konstruktin e të menduarit gjatë leximit dhe të mos lexojnë mekanikisht, të formojnë një personalitet të merituar me arritje, këmbëngulje, pasion, empati, respekt të personelit dhe kolegialitetit sepse lufta për reputacion fiktiv nuk është adekuate.

Fondacioni VILDANA falenderoi profesoreshën dhe doktoreshën Bytyçi që ndau kohën e saj dhe nderoi bursistët, e cila poashtu tregoi gatishmëri që të kontribuojë në të ardhmen në fondacionin VILDANA.

Profesoresha Bytyçi ka me dhjetëra e qindra punime dhe prezantime shkencore, duke bashkëpunuar me institucione prestigjioze, si: Kolegji Amerikan i Kardiologjisë në Uashington, Floridë dhe në Çikago; Shoqata Europiane e Kardiologjisë në Londër, Mynhen, Paris, Lisbonë, Romë dhe Amsterdam. Ajo u zgjodh Shkencëtare e Vitit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit në Kosovë në vitin 2021, kurse për tri vjet rresh (2019-2020-2021) mori çmimin Follow of European Society of Cardiology për arritjet shkencore, mes shumë çmimeve të tjera. Bytyçi është, gjithashtu, kryetare e grupit punues për Imazheri KardiakeShoqata e Kardiologëve të Kosovës – Kosovo Society of Cardiology dhe anëtare e grupit të ekspertëve të lipideve në Europë dhe Udhëheqëse e Statistikave në International Lipid Expert Panel. Prof. Ibadete Bytyçi, aktualisht është e angazhuar në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Shkëlqimi i punëve të saj ka qenë lajm edhe në media prestigjioze si: BBC, CNN, The Guardian, Independent, EurekAlert, USA today, Telegraph, Yahoo News, Forbes, NewsWeek, USA day. Shumë nga punimet e saj shkencore mund të lexohen në ResearchGate./EPIQENDRA.COM

Prof. Dr. Ibadete Bytyçi, kardiologe dhe shkencëtare elitare
Prof. Dr. Ibadete Bytyçi, kardiologe dhe shkencëtare elitare
Share This Article