Bursistët e VILDANA-Foundation ofruan këshilla stomatologjike për nxënësit e shkollës “Mitrush Kuteli” në Prishtinë

Epiqendra
By
1 Min Read
1 Min Read

Bursistët e VILDANA-Foundation, studentë të stomatologjisë, Bajram Mehmeti, Elza Nuredini, dhe Baton Binaku (vullnetar), për nder të Ditës Botërore të Shëndetit Oral, mbajtën një trajnim/ligjëratë me nxënësit e shkollës publike SHFMU “Mitrush Kuteli” – Prishtinë.

Studentët ofruan njohuri, këshilla dhe shpjegime të nevojshme, tekstuale, praktike dhe vizuale, për mënyrën se si fëmijët duhet t’i kushtojnë kujdes shëndetit oral, për rolin e dhëmbëve (të qumështit dhe të përhershëm), sëmundjet orale si Kariesi, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, ushqimet që dëmtojnë dhëmbët, ndikimin e çokoladës tek dhëmbët, ushqimet e shëndetshme për dhëmbë të shëndetshëm, mjekimin e dhëmbëve të qumështit, dhimbjet e dhëmbit dhe vizitën tek stomatologu, mënyrën e pastrimit të dhëmbëve etj./EPIQENDRA.COM

Share This Article