Bursistët e VILDANA-Foundation dhuruan rroba në dyqanin e bamirësisë “Teshavesha”

Epiqendra
By
2 Min Read
2 Min Read

Bursistët e Fondacionit VILDANA, u bashkuan për ta realizuar aktivitetin e radhës, kësaj here në formë bamirësie, duke grumbulluar rrobat që nuk i përdorin më apo që duan t’i dedikojnë, për t’i dërguar në dyqanin e bamirësisë “Teshavesha” në Prishtinë, që funksionon në kuadër të AMC – Fondacioni: “Action for Mothers and Children” që mbështetë programet shëndetësore.

Bursistët Elza Nuredini, Art Gjuli, Entela Beqiri, Aurela Beqiri dhe Flora Halimi, bashkë me koordinatorin Labinot Kunushevci, dhuruan rrobat të ndryshme falas në dyqanin “Teshavesha” i cili do të bëjë shitjen e tyre me çmime simbolike dhe me fondet e fituara do t’i mbështesë këto programe:

1. Furnizimin me medikamente në QKUK

2. Furnizimin me pajisje në QKUK

3. Zhvillimin e hapjes së “Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas”

4. Zhvillimin e Transportit Neonatal

Ky aktivitet, si shumë aktivitete të tjera, tregon që dimensioni akademik i sukseseve dhe dimensioni human i empatisë janë të integruara në personalitetet e studentëve elitarë me të cilët bashkëpunon Fondacioni VILDANA.

Kjo reflektohet në forma të ndryshme të mbështetjeve dhe kontributeve që ata japin për të mirën publike të shoqërisë. Fondacioni u mbetet mirënjohës përherë studentëve kontribues.

Ky aktivitet është përcjellur nga media Albanian Post, nën drejtimin e gazetares Sahide Brati, ish bursiste e VILDANA-Foundation, e cila ia kushtoi një storje aktivitetit në fjalë./EPIQENDRA.COM

Share This Article