Blerim Valla: Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku që 60 vite!

Epiqendra
By
2 Min Read
2 Min Read

Mitingu i Poezisë”: Në nderim të muajit maj – muaji tradicional e historikisht i mbajtjes së festivalit më të madh e më njohur letrar shqiptar!

Gjatë gjithë karrierës time si gazetar profesionist për kulturë (mbi 35 vite e më shumë), në të gjitha gazetat dhe revistat kombëtare, me shkrimet dhe reportazhet e mia (afro 500 shkrime dhe artikuj gazetaresk), mund të them lirisht që ia ka vlejtur shumë që e kam pasqyruar me shumë përkushtim dhe i kam bërë jehonë të madhe festivalit më të madh poetik në trevat shqiptare – Mitingut të Poezisë në Gjakovë! Sepse e meriton!

Kësaj duhet shtuar edhe angazhimi dhe puna ime afro 45 vjeçare. Fillimisht si anëtar, pastaj si sekretar shumëvjeçar i kryesisë, dhe më pas si kryetar i Kuvendit të Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”. Dhe përgjatë shumë manifestimeve, tribunave letrare e orëve poetike, së bashku me kolegët e klubit arritëm historinë, arritëm deri këtu. Deri tek pavdeksia e mitingut, deri tek edicioni jubilar, i 60-të i Mitingut të Poezisë që shënon këtë vit!

Vetëm së bashku jemi më të fortë! Tradita duhet të vazhdojë dhe duhet të ruhet me çdo kusht. Kurse ata që përgjatë viteve e organizuan dhe e mbajtën gjallë mitingun… duhet t’i dekorojmë dhe t’i nderojmë dhe kurrë mos t’i harrojmë!

Zoti e bekoftë Mitingun e Poezisë në Gjakovë!

Zoti e bekoftë Klubin Letrar “Gjon Nikollë Kazazi” të Gjakovës si dhe anëtarët e devotshëm të saj!/EPIQENDRA.COM

TAGGED:
Share This Article