Rrallë ndodhë që nga i gjithë ekuipazhi i aeroplanit të mbijetojë vetëm një person në një aksident fatal. Por kjo ndodhi shtetasit britanik, Vishwash Kumar Ramesh, i cili i mbijetoi rrëzimit të Air India ku vdiqën të paktën 200 persona, i cili ishte i ulur në vendin 11A në fluturimin Boeing 787-8 me destinacion Londrën, i cili u rrëzua 1 minutë pas ngritjes.
Një media indiane tha se kishin folur me z. Ramesh në spital dhe raportuan se ai kishte thënë:
“Tridhjetë sekonda pas ngritjes, pati një zhurmë të lartë dhe pastaj aeroplani u rrëzua. E gjitha ndodhi kaq shpejt.”
Komisioneri Malik i tha ANI-t se i mbijetuari “ka qenë në spital dhe është nën trajtim”.
Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka organizuar ekipe krize në Indi dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ai i tha Dhomës së Komunëve:
“Ne e dimë që shtetasit britanikë ishin në bord dhe mund të konfirmoj se FCDO (Zyra e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit) po punon urgjentisht me autoritetet lokale për të mbështetur shtetasit britanikë dhe familjet e tyre, dhe ka ngritur një ekip krize si në Delhi ashtu edhe në Londër.”
“Në fluturimin me destinacion Aeroportin Gatwick kishte 169 shtetas indianë, 53 britanikë, shtatë shtetas portugezë dhe një kanadez”, tha Air India, sipas BBC-së./EPIQENDRA.COM