Të rralla janë simpoziumet dhe konferencat shkencore që mbledhin studiues dhe profesionistë të fushave të ndryshme që trajtojnë konceptin e familjes nga perspektiva humane dhe sociale. Një e tillë është organizuar nga Fondacioni Familja në Stamboll, ku ka marrë pjesë edhe Instituti “Hasan Tahsini”.
Drejtori i Institutit për Studime Humane dhe Avancim të Lartë “Hasan Tahsin”, z. Adnan Shala, mori pjesë në Simpoziumin e 3-të Ndërkombëtar për Familjen “Të jesh Familje në Shekullin XXI”, të organizuar nga Fondacioni Familja në Stamboll, kryeqytetin botëror të kulturës. Ky simpozium, i hapur për studime origjinale akademike nga të gjitha disiplinat dhe me pjesëmarrjen e shumë ekspertëve të fushës, u përqendrua në temat si “Të jesh familje në një qytet metropol, Familja përballë kërcënimeve globale, Familja në epokën dixhitale, Psikologjia familjare” nën titullin kryesor “Të jesh Familje në Shekullin XXI”.
“Ngjarja bashkoi studiues nga sociologjia, psikologjia, politikat sociale, shkencat shëndetësore dhe kulturore për të diskutuar rolin dhe sfidat e familjes në shoqërinë moderne. Pjesëmarrja e Institutit “Hasan Tahsin” pasqyron angazhimin e tonë për të shkëmbyer dijeni dhe për të kontribuar në debatet shkencore rreth familjes, një institucion kyç për zhvillimin shoqëror”, thuhet në njoftimin e Institutit “Hasan Tahsini”./EPIQENDRA.COM
