Hapet ekspozitë artistike në Fakultetin e Arteve

Epiqendra
By
1 Min Read
1 Min Read

Me rastin e përmbylles së një viti akademik, ligjëruesja dhe profesoresha e artit, e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Luljeta Muçaj, bashkë me studentët e saj të talentuar, kanë hapur ekspozitën e arteve vizuale, ku studentët nga të gjitha drejtimet e programit të Arteve Vizuale ndanë me publikun frytet e talentit dhe përpjekjeve të tyre.

“Çdo vepër e paraqitur është dëshmi e pasionit, rritjes profesionale dhe vizionit të qartë artistik që secili prej tyre ka ndërtuar gjatë këtij viti. Kjo ekspozitë nuk është vetëm një përmbyllje, por një nisje drejt rrugëve të reja krijuese që i presin përpara. Një falënderim i veçantë me këtë rast për të gjithë profesorët, studentët dhe të ftuarit që e bënë këtë rrugëtim edhe më të pasur dhe domethënës. Arti nuk mbaron këtu — ai sapo ka filluar të flasë me zërin e gjeneratës së re falë përkushtimit të studentëve dhe mentorëve të tyre”, thuhet në njoftimin e profesoreshës Muçaj./EPIQENDRA.COM

Share This Article