Hapet ekspozita: “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”

Epiqendra
By
1 Min Read
1 Min Read

Muaji qershor përkujtohet si muaji i çlirimit të Kosovës. Janë 26 vite të plota liri të cilat po dokumentohen përmes një ekspozite të hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me titull “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe medie”, e cila do të qëndrojë e hapur deri në fund të qershorit.

Vizitorët në këtë ekspozitë mund të shohin materiale, dokumente, fotografi dhe dëshmi që si artefakte dëshmojnë për sakrificën, dhimbjen, vuajtjen dhe këmbëngulësinë e një populli që nuk u dorëzua kurrë përballë regjimit serb dhe forcave kolonizuese. Kjo ekspozitë kontribuon në zhvillimin e kujtesës kolektive.

Në këtë ekspozitë kanë kontribuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës./EPIQENDRA.COM

Share This Article