Kosova organizoi garën botërore të pingpongut “WTT FEEDER PRISHTINA 2025”

Epiqendra
By
1 Min Read
1 Min Read

Kosova jo rrallë herë bëhet nikoqire e garave botërore, në fusha shkencore apo sportive. Ditëve të fundit dëshmoi se ka aftësi të organizojë garën botërore të pingpongut, të mbajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku morën pjesë mbi 600 sportistë, nga 45 shtete pjesëmarrëse, në 2 gara ndërkombëtare, “WTT Youth Contender 29 – 1 qershor” dhe “WTT Feeder Prishtina 3 – 7 qershor”.

Në Prishtinë zbritën talentet më të forta të pingpongut nga e gjithë bota. Federata e Pingpongut e Kosovës u tregua mirënjohëse ndaj mbështetjes institucionale, sponsorëve besnikë, stafit dhe vullnetarëve që kontribuan në këtë ngjarje.

Sportistët elitarë të këtij sporti jo fort të popullarizuar në Kosovë, u ballafaquan me adrenalinë, sfidë, konkurrencë, energji, entuziazëm, me dështime e suksese. Në mesin e garuesve kishte edhe talente shqiptare.

Në garën e meshkujve kampion doli Kazuhiro Yoshimura përballë suedezit Elias Ranefur, ku e mundi me rezultat 3:2, në një finale të fortë, sipas World Table Tenis. Japonia dominoi edhe në dyshen e grave me Sakura Yokoi dhe Hitomi Sato./EPIQENDRA.COM

Share This Article