Xhamia Qendrore e Prishtinës, më e madhja në Ballkan

Epiqendra
By
2 Min Read
2 Min Read

Xhamia Qendrore e Prishtinës, me lokacion përballë Postës së Madhe rreth 65 ari, në një hapësirë të dhënë nga Komuna e Prishtinës, e cila ngjalli shumë debat e zhurmë, mbështetje e kundërshtime publike, me një kosto mbi 40 milionë euro – dhuratë nga Bashkësia Islame e Turqisë, tani është në proces të ndërtimit dhe pritet të akomodojë deri në 15 mijë besimtarë muslimanë, me shpresë se brenda dy viteve të ardhshme do të jetë e gatshme të fillojë.

Autori dhe gazetari Milot Hasimja bashkë Muftiun e BIK-ut, zt. Naim Tërnava, së fundi kanë zhvilluar një emision special dedikuar Xhamisë Qendrore, duke sjellur informacione të pa thëna e të panjohura për publikun lidhur me qendrën më të madhe islame në Prishtinë, transmetuar në Klan Kosova.

Një projekt ku distanca ndërmjet personave që do të falen deri në pikën më të lartë të kupollave do të jetë 48 metra. Një xhami gjigante me katër minare të gjata prej 99 metra, me infrastrukturë, arkitekturë dhe funksione shumë komplekse e multidimensionale, që do të ofrojë mundësi faljeje, mundësi të zhvillimit të aktiviteteve kulturore, profesionale e sociale të edukimit, parking prej dy katesh, lokale afariste, salla kopjuterësh, salla leximi, biblioteka, amfiteatër etj./EPIQENDRA.COM

TAGGED:
Share This Article