Rreth 1 mijë fëmijë të Prishtinës vrapojnë për Ditën Olimpike 2025

Epiqendra
1 Min Read
1 Min Read

Rreth 1 mijë fëmijë të shkollave fillore të Prishtinës kanë marrë pjesë në shënimin e Ditës Olimpike në Prishtinë. Fëmijët bënë vrapimin olimpik në sheshin e Prishtinës, praktikuan disiplina të ndryshme të atletikës, si dhe shijuan programin artistik.

“Befasi ishte lëshimi i dy paragllajdëve me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë të cilët mbanin në duar flamurin me rrathët olimpikë. Dita Olimpike u mbajt në kuadër të aktiviteteve të shumta të nisura më 16 qershor në 26 komuna, ndërsa përfundon më 22 qershor. Për rëndësinë që ka kjo ditë dhe organizimin e Ditës Olimpike, folën presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv, Halil Sylejmani, njëherit kryetar i komisionit për organizimin e Ditës dhe Javës Olimpike”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kosovo Olympic Committee./EPIQENDRA.NET

Share This Article