Bursistët e VILDANA-Foundation nderuan profesionistet shëndetësore në Klinikën e Pediatrisë në QKUK

Epiqendra
By
1 Min Read
1 Min Read

Ishte data 8 Mars – Dita Ndërkombëtare e Gruas, bursistët Diellza Pllana dhe Arbnor Demaku, studentë të mjekësisë; Flora Halimi, studente e juridikut; Emirjona Metolli, studente e psikologjisë; së bashku me koordinatorin Labinot Kunushevci, në kuadër të Fondacionit VILDANA, vizituan Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u mirëpritën nga drejtoresha e kësaj klinike, Ass. DrSci. Violeta Grajqevci Uka, dhe u shpërndanë lule të gjitha profesionisteve shëndetësore.

Duke qenë se profesonistet shëndetësore, doktoreshat e pediatrisë, kujdesen me plot sakrificë dhe kontribut për shëndetin e fëmijëve, Fondacioni VILDANA përzgjodhi pikërisht këtë institucion që ta nderojë në mënyrë simbolike dhe t’u tregojë se vizioni i tyre mbështetë studentë që dinë ta vlerësojnë punën e tyre dhe që duan përmes formimit profesional në të cilin ka ndikim fondacioni, të bëhen nesër profesionistë të denjë në fushat e tyre për të kontribuar në interes publik të komunitetit./EPIQENDRA.COM

Share This Article