Bursistët e VILDANA-Foundation takohen me shkrimtarin e njohur prof. dr. Milazim Krasniqi

Epiqendra
By
2 Min Read
2 Min Read

Bursistët e Fondacionit VILDANA, në kuadër të aktivitetit VILDANA Impact Creators, nën organizimin e koordinatorit Labinot Kunushevci, patën rastin të takohen me një personalitet të njohur nga fusha akademike e gazetarisë, letërsisë dhe komunikimit publik, profesor Milazim Krasniqi.

Profesor Krasniqi ndau disa nga përvojat e tij unike si shkrimtar dhe profesor universitar i fushës së gazetarisë nga Universiteti i Prishtinës. Duke qenë se ka një përvojë shumë vjeçare në edukimin e gjeneratave të reja, takimi me studentët e profileve të ndryshme të Fondacionit VILDANA – një fondacion elitar me seli në Zvicër që mbështetë studentët me bursa, ishte një satisfaksion dhe një mundësi që krahas këshillimit, të njihet me potencialet e tyre premtuese duke ju sjellur shembuj se si mund të krijohet një elitë serioze transformuese në shoqëri.

Autori, profesori dhe publicisti Milazim Krasniqi
Autori, profesori dhe publicisti Milazim Krasniqi

“Idetë dhe mendimet sociologjike, humane dhe kulturore të profesor Krasniqit lidhur me jetën studentore dhe krijimin e personalitetit; raportin e universitetit me shkencën; librin dhe fuqinë e imagjinatës; konceptin e bursës dhe mirënjohjes; zbulimin e talentit dhe rezultatin e inspirimit; konkurrencën e studentëve – tërhoqi një paralele me kohën e studimeve të tij; neuroshkencën, inteligjencën artificiale e veçmas ChatGPT; komplementaritetin ndërmjet fesë dhe shkencës – tregoi se çka e shtyri të besojë në Zot; standardin që dallon punën origjinale nga plagjiati, kreativitetin dhe improvizimi, të vërtetën nga saktësia – epoka PostTruth; presionin që na ekspozohet nga fragmentarizimi i informacioneve pa kufi…, ishin vetëm disa nga temat me interes ku edhe bursistët ishin kurreshtarë me pyetjet dhe tezat që ngritnin”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e fondacionit./EPIQENDRA.COM

Share This Article