Ordinanca Stomatologjike “Mici Dent” nderohet me mirënjohje nga Klubi i Futbollit “LEPENCI” Kaçanik

Epiqendra
By
1 Min Read
1 Min Read

Klubi i futbollit “LEPENCI” në Kaçanik ka ndarë një mirënjohje për ordinancën stomatologjike “Mici Dent” në Kaçanik në shenjë respekti dhe falenderimi për mbështetjen e çmuar dhe ndihmën e ofruar ndaj klubit në sezonën 2024/25.

Ordinanca Stomatologjike “MICI DENT” vazhdon të jetë ordinanca më elitare në Kosovë, më e suksesshmja në Komunën e Kaçanikut, e cila shquhet për kontributin e saj human e kulturor në komunitet duke bashkëpunuar me shumë organizata, klube, media, institucione dhe personalitete, ndaj të cilëve ofron një partneritet dhe përkrahje të pakrahasueshme.

Klubi “Lepenci”, nën drejtimin e kryetarit të klubit, z. Jenuz Bela, bashkë me stafin e tij, theksuan se mbështetja e ordinancës që drejtohet nga Dr. Astrit Sokoli, i motivon të vazhdojnë tutje drejt suksesit./EPIQENDRA.COM

Share This Article