Dr. Astrit Sokoli nderohet me mirënjohje nga OVL – UÇK Dega Kaçanik

Epiqendra
By
1 Min Read
1 Min Read

Nga OVL – UÇK Dega Kaçanik është nderuar me mirënjohje stomatologu i njohur i Kaçanikut, Dr. Astrit Sokoli, nga “Mici-Dent”, për shkak të kontributit të tij patriotik në mbështetjen që u ka dhënë përmes shërbimeve të veçanta dentare. Ai ka ndarë me publikun mirënjohjen e marrë dhe ka shprehur falenderimin e tij.

“Obligimi ynë ndaj kontribuesve të lirisë së vendit na ndjekë gjatë gjithë jetës personale e profesionale. Ne nuk mjafton që t’i nderojmë vetëm me fjalë, simbolika e urime. OVL – UÇK Dega Kaçanik meritojnë përkrahje reale. Andaj, unë i motivuar nga respekti i thellë patriotik për ta, ka kohë që zbatojmë një memorandum bashkëpunimi me shoqatat e dala nga lufta, ku ne si ”Mici Dent” ju kemi ofruar çmime të veçanta e shërbime dentare. Dhe sot kam pranuar një MIRËNJOHJE nga OVL – UÇK Dega Kaçanik, të cilëve u jam falenderues. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë dhe ne do të jemi të përkushtuar që t’u shërbejmë të gjithë atyre që ishin të gatshëm të sakrifikonin jetën e tyre për lirinë tonë”, është shprehur Dr. Astrit Sokoli./EPIQENDRA.COM

Share This Article