Si po mashtrohen klientët nga taksistët ilegalë përmes shenjave të vjedhura të “Online & Victory”?

Epiqendra
By
1 Min Read
1 Min Read

Klientët jo rrallë herë bien pre e mashtrimeve dhe manipulimeve nga njerëz të papërgjegjshëm dhe profiterë.

Së fundi, kompania “Online & Victory” ka reaguar publikisht duke njoftuar publikun se kanë hasur në mashtrime që po bëhen nga taksistë të tjerë të cilët në mënyrë të pandërgjegjshme kanë kopjuar shenjat e tyre dhe po i detyrojnë pasagjerët të paguajnë më shtrenjt, gjë që përbën vepër penale.

Ky është reagimi i plotë i kompanisë:

“Së fundi kemi hasur në problem me klientët sepse po mashtrohen nga taksistë të tjerë që në mënyrë të pandërgjegjshme kanë kopjuar shenjat tona dhe po ju kërkojnë pagesa më të larta pasagjerëve tanë. Nëse jeni klient i “Online & Victory”, ju lusim të shikoni mirë brendimin e veturave para se të hipni në mënyrë që të mos mashtroheni!”

Për hir të korrektësisë dhe në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve klientët që udhëtojnë me “Online & Victory”, më poshtë gjeni fotografi të brendit të veturave të kompanisë./EPIQENDRA.COM

Share This Article